Arbër Zeneli e ka kaluar skuadrën e vet Stade de Reims në epërsi 1:0 kundër Lille, në një ndeshje të Ligue 1 që po zhvillohet momentalisht në stadiumin Pierre-Mauroy.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës shënoi për epërsinë e Reims në minutën e 37-të.

Zeneli e shënoi nëportën e Lille me një goditje mahnitëse nga largësia.

Ky është goli i dytë i kosovarit në 10 paraqitje si titullar këtë sezon.

🇽🇰🇫🇷 ARBER ZENELI GOAL !

Arber Zeneli gets his second goal of the season for #Reims 🔥. pic.twitter.com/FvQQxlGoBj

— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 17, 2021