Arbër Zeneli mezi pret të rikthehet nga lëndimi

Arbër Zeneli shumë shpejt pritet të rikthehet në fushat e gjelbërta, pas shtatë muajve lëndimi.

Anësori kosovar ishte lënduar në ndeshjen ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Zeneli, i cili është ende në proces rikuperimi nga ai lëndim, ka lënë të kuptohet në Instagram se ai është afër kthimit në fushë, duke e postuar një fotografi të tij duke luajtur për Stade de Reims dhe duke e shoqëruar atë me një orë.

E rikthimi i Zenelit do të jetë një lajm i mirë për Kosovën dhe selektorin, Bernard Challandes para duelit me Maqedoninë Veriore në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë, tre golat e futbollistit nga Mitrovica, ndaj Azerbajxhanit ishin vendimtar që Kosova të luajë në fazën play-off të Ligës së Kombeve.