Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 5, Arbër Tolaj, ka vizituar kompaninë “Artatex Group” në Pejë, të cilën e ka cilësuar si një storje suksesi të biznesit familjar në Kosovë.
Tolaj tha se kompania, e udhëhequr nga Armend dhe Arbër Mustafa, është ndërtuar me punë dhe vizion, ndërsa sot punëson rreth 120 punëtorë.
Sipas tij, veçanti e kësaj ndërmarrjeje është fakti se rreth 95 për qind e të punësuarve janë gra, duke e konsideruar këtë një kontribut të rëndësishëm në fuqizimin ekonomik dhe social.
Ai theksoi se mbështetja ndaj bizneseve vendore dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbetet prioritet i angazhimit të tij dhe të AAK-së.
“Mbetemi të përkushtuar për t’i mbështetur në rritjen e tyre dhe në hapjen e vendeve të reja të punës”, ka deklaruar Tolaj.







