Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 5, Arbër Tolaj, ka uruar Ardian Gjinin për zgjedhjen si kryetar i ri i partisë dhe kandidat për kryeministër.
Përmes një postimi, Tolaj e ka cilësuar Gjinin si një figurë me përgjegjësi dhe vizion për drejtimin e vendit, duke i shprehur mbështetje të plotë në rrugëtimin e ri politik.
“Urime të përzemërta Kryetarit të ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatit tonë për Kryeministër, z. Ardian Gjini!”, ka shkruar Tolaj.
Ai njëkohësisht ka shprehur mirënjohje të veçantë për liderin e deritashëm të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se mbetet shtylla dhe frymëzimi i subjektit politik.
“Mirënjohje e pafundme për udhëheqjen vizionare të deritashme të liderit tonë, Ramush Haradinaj, i cili mbetet shtylla dhe frymëzimi ynë”, thuhet në reagimin e Tolajt.







