Mjeku dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, me numër 5, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke theksuar vështirësitë e vazhdueshme me të cilat përballet ky institucion kyç i artit skenik në vend.
Përmes një reagimi publik, Tolaj ka deklaruar se Teatri Kombëtar, si institucioni më i lartë i artit skenik në Kosovë, prej vitesh funksionon në kushte të papërshtatshme, me ndërtesë të vjetër, mungesë hapësirash adekuate dhe buxhet të pamjaftueshëm, gjë që pengon zhvillimin normal të veprimtarisë artistike.
Sipas tij, Ministria e Kulturës dhe Qeveria nuk kanë ofruar mbështetjen e nevojshme, duke dështuar të përmbushin detyrimin institucional ndaj këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.
“Në cilësi të deputetit do ta ngrisë zërin për modernizimin e objektit dhe për mbështetje të vazhdueshme për trupën e aktorëve tanë, sepse ata e meritojnë”, ka theksuar Tolaj.
Ai ka shtuar se investimi në kulturë dhe art është investim në identitetin dhe dinjitetin e shtetit, duke premtuar angazhim konkret për përmirësimin e kushteve të punës për artistët kosovarë.







