Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet me numër 5 nga radhët e Aleancës, Arbër Tolaj, ka vlerësuar mbështetjen dhe atmosferën e krijuar gjatë një takimi të mbajtur në Pobërgjë.

Në një postim publik, Tolaj ka bërë të ditur se së bashku me Daut Haradinaj kanë zhvilluar një takim me qytetarë dhe mbështetës të Aleancës, ku sipas tij janë pritur me emocione dhe mikpritje të ngrohtë.

“Sonte në Pobërgjë, së bashku me Gjeneral Daut Haradinaj, përjetuam emocione dhe mikpritje të ngrohtë, ashtu siç di Pobërgja”, ka shkruar Tolaj.

Ai ka theksuar se mbështetja për Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë zonë po vazhdon të jetë e fuqishme, ndërsa ka falënderuar banorët për pritjen dhe përkrahjen e dhënë.