Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të angazhimeve të tij politike, kësaj radhe në Vitomiricë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tolaj ka bërë të ditur se së bashku me banorët e kësaj zone kanë diskutuar për synime të qarta dhe vizionin për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.
“Në Vitomiricë, së bashku me banorët, me synime të qarta për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar”, ka shkruar Tolaj.
Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe dëgjimit të nevojave të tyre, duke vlerësuar përkrahjen dhe besimin e treguar gjatë takimeve në terren.
Arbër Tolaj ka qenë më herët deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga figurat e njohura të AAK-së, me angazhim të veçantë në fushën e shëndetësisë dhe politikës.
Takimet me qytetarë në qytete dhe fshatra të ndryshme po vazhdojnë si pjesë e aktiviteteve të tij paraelektorale, ku fokusi mbetet zhvillimi i vendit, siguria dhe krijimi i më shumë mundësive për të gjithë qytetarët e Kosovës.







