Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK0, Arbër Tolaj ka njoftuar se ka vizituar Isniqin.
Tolaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë takimin me banorët kanë bërë prezantimin e programit.
“Në Isniq, aty ku historia e lavdishme, tradita e mikpritja ka qenë çdoherë prezente. Në takim me banorët, u përkrah programi ynë përmbajtësor dhe idetë tona për Kosovën fituese”, ka shkruar ai.
Arbër Tolaj në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 34./Ballkani.info/







