Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj (numri 5), ka zhvilluar sot një takim të veçantë në Pejë, së bashku me liderin e AAK-së dhe kandidatin për kryeministër. Ramush Haradinaj, me veteranë të shumtë të luftës, mes tyre edhe bashkëluftëtarë.

Tolaj ka theksuar se këta burra mbajnë mbi supet e tyre historinë e Kosovës dhe se qëndrimi pranë tyre nuk është vetëm politik, por një obligim moral, sepse, sipas tij, ata sakrifikuan gjithçka dhe nuk u zmbrapsën as në orët më të rënda për lirinë e vendit.

“Mirënjohje e thellë dhe respekt i përhershëm për secilin prej tyre”, ka shkruar Tolaj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës dhe përkushtimin ndaj atyre që e ndërtuan lirinë.

Takimi në Pejë vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të Arbër Tolajt në terren, në prag të zgjedhjeve, ku ai po përcjell mesazhin e unitetit, respektit dhe vizionit për të ardhmen e Kosovës.