Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, ka publikuar një mesazh mbështetjeje nga biznesi familjar Lokaj Plast.

Në postimin e tij, Tolaj ka theksuar përkrahjen që po merr nga familja në garën zgjedhore, duke vënë në pah mbështetjen e biznesit familjar “Lokaj Plast”.

“Familja përkrah vëllaun. Biznesi i fuqishëm familjar ‘Lokaj Plast’”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Postimi është parë si një mesazh i unitetit familjar dhe mbështetjes për kandidaturën e Tolajt në zgjedhjet parlamentare.

Arbër Tolaj kandidon me numër 5 në listën e AAK’së që mban numrin 128.