Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj me numër 5, ka prezantuar vizionin e tij politik, duke theksuar se angazhimi i tij buron nga përvoja profesionale si mjek, por edhe nga përgjegjësia qytetare dhe njerëzore ndaj vendit.

Përmes një postimi , Tolaj ka deklaruar se po flet hapur para qytetarëve, duke paraqitur bindjen e tij se Kosova meriton më shumë në çdo aspekt – nga shëndetësia dhe mirëqenia sociale, deri te qeverisja dhe zhvillimi i përgjithshëm i vendit.

Ai ka nënvizuar se përkushtimi i tij politik është i ndërtuar mbi vlera njerëzore, profesionalizëm dhe besim në një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke u rreshtuar krah vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarit Ramush Haradinaj.

“Po ju flas hapur, dhe po paraqes vizionin tim si mjek, si qytetar dhe si njeri që beson se Kosova meriton më shumë,” ka theksuar Tolaj.

Arbër Tolaj është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së dhe po kërkon mbështetjen e qytetarëve për të qenë zë i ndryshimit dhe përfaqësues i interesit publik në Kuvendin e Kosovës.