Në 27-vjetorin e rënies për liri, janë organizuar homazhe përkujtimore në Gllogjan, në nderim të dëshmorëve: Shemsi Muslijaj, Bajram Muslijaj, Azem Muslijaj dhe Bekë Muslijaj.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku i njohur Arbër Tolaj përmes një postimi publik, ku ka kujtuar sakrificën dhe veprën e të rënëve për lirinë e Kosovës.

Po ashtu, në Shaptej është zbuluar lapidari kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit. Në mesin e të përkujtuarve janë: Shemsi Muslijaj, Bajram Muslijaj, Azem Muslijaj, Bekë Muslijaj, Rifat Beqiraj, Ukë Beqiraj, Rexhep Hajdaraj, Arben Hajdaraj, Jusuf Kelmendi, si dhe martirja Gjyke Hajdaraj.

Në mesazhin e tij, Tolaj ka shprehur respekt dhe mirënjohje për familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, duke përmbyllur me fjalët: “Lavdi e përjetshme.”

Ceremonitë përkujtimore u zhvilluan në atmosferë nderimi e respekti, me pjesëmarrjen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të shumtë.