Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj (numri 5), ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e rreshtimit të tij politik dhe moral krah figurave kyçe të historisë së Kosovës – Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt.

Tolaj ka deklaruar se ka momente që shkojnë përtej një fotografie dhe përfaqësojnë dëshmi të një qëndrimi të drejtë pranë njerëzve që Kosovës i dhanë gjithçka. Ai është shprehur i nderuar dhe i lumtur që sot qëndron krah liderit të ardhshëm të vendit dhe Komandantit Ramush Haradinaj, si dhe Gjeneralit Daut Haradinaj.

Sipas Tolajt, ata janë shpirti i gjallë i sakrificës së kohës së luftës dhe gardianë të palëkundur të shtetit në paqe, duke e ruajtur sovranitetin dhe duke ndërtuar themelet e Kosovës së lirë.

“Të ecësh krah tyre do të thotë të mësosh çfarë është guximi, besnikëria dhe dashuria e pakushtëzuar për atdheun. Ky besim i tyre është vullnet për ta çuar Kosovën përpara”, ka shkruar Tolaj.

Mesazhi i tij po vlerësohet si thirrje për unitet dhe përkushtim ndaj vizionit që AAK po ofron për të ardhmen e vendit.