Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe humanitare në Carrabreg.
Tolaj bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e vendit.
“Mes nderimit dhe kujtimit të pashlyeshëm, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në respekt të sakrificës së tyre sublime”, ka shkruar ai.
Po ashtu, ai mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të veprimtarit Murat Loshaj, aktivitet që synon të përjetësojë veprimtarinë e tij atdhetare dhe kontributin ndër vite.
Në kuadër të aktiviteteve të ditës, Tolaj ishte pjesëmarrës edhe në aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut, duke e cilësuar këtë si një mënyrë për ta kthyer kujtimin e të rënëve në jetë dhe shpresë për qytetarët.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka shprehur respekt të përjetshëm për dëshmorët me fjalët:
“Lavdi e përjetshme!”







