Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, me numër 5 në listën zgjedhore, ka zhvilluar takime me qytetarë në Gramaçel, Jasiq të Ri, Baballoq dhe Dubravë, ku ka marrë mbështetje për programin dhe vizionin politik të Aleancës.
Tolaj ka bërë të ditur se gjatë bashkëbisedimeve me banorët e këtyre lokaliteteve ka vërejtur gatishmëri dhe përkushtim për të mbështetur projektin politik të AAK-së në zgjedhjet e ardhshme.
“Gramaçeli, Jasiqi i Ri, Baballoqi dhe Dubrava sonte na dhanë besimin e plotë. Në takim me banorët pamë vendosmërinë dhe mbështetjen e tyre për projektin e Aleancës”, ka deklaruar Tolaj.
Sipas kandidatit të AAK-së, takimet me qytetarët po konfirmojnë mbështetjen në rritje për programin e partisë, si dhe gatishmërinë e qytetarëve për të kontribuar në realizimin e objektivave zhvillimore për Kosovën.
Ai ka falënderuar banorët e këtyre fshatrave për mikpritjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se përkrahja e tyre është motiv shtesë për angazhim në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.







