Kandidati për deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dr. Arbër Tolaj, ka marrë pjesë sot në homazhet e organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në komunën e Deçan, për të nderuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit.

Përmes një postimi publik, Tolaj bëri të ditur se homazhet u zhvilluan në disa lokalitete të Deçanit, ku u përkujtuan dhe u nderuan figurat e luftës çlirimtare: Isuf dhe Shaban Mazrekaj në Voksh, Shpend Malaj, Burim Mustafaj, Jeton Dedushaj dhe Zeqir Nimonaj në Gllogjan, si dhe Beqir Qufaj në Prilep.

“Sot, morëm pjesë në homazhet e organizuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan, në nderim të dëshmorëve dhe heronjve të kombit”, ka shkruar Tolaj.

Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificën e tyre, duke theksuar se kujtimi për dëshmorët mbetet i përhershëm në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare.

“Lavdi e përjetshme sakrificës së tyre për liri!”, përfundon mesazhi i kandidatit të AAK-së.

Homazhet u zhvilluan në kuadër të aktiviteteve përkujtimore kushtuar luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.