Arbër Hajdari flet sërish për “BBV”: Mes Donaldit dhe Beatrix ishte vetë një pëlqim i momentit

Opinionisti i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari ka folur sërish rreth këtij reality-show.

Ai është komentuar shumë gjatë “BBV”, për komentet dhe mendimet që ka shprehur.

Së fundi ai ishte i ftuar në emisionin “Kojshia Show”.

Hajdari sërish e ka rikthyer trekëndëshin e famshëm Bora-Donald-Beatrix.

Sipas tij mes Donaldit dhe Trixës nuk ka pasur diçka të madhe, përveç një pëlqim i momentit.

“Nuk mendoj që ka patur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoi që ka patur, me Beatrix mund te ketë patur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vet fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia nuk ka patur asgjë mes tyre me vjen ndërmend që ka qenë në pëlqim momental. Njerëzit që duhet do të kthehen te ajo që duan sado që te kenë histori të ndryshme në jetë e tyre”, është shpreh Hajdari.

Ndërkohë Donaldi ditë më parë theu heshtjen duke reaguar përmes një statusi ku u shpreh se është penduar për gjërat që ka bërë dhe ato që ka humbur.