Arbër Geci: Enver Hasani është i pamoralshëm, i akuzuar për kushtëzim seksual nga studentja e tij

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbër Geci, i cili është pjesë e AKR-së dhe i afërt i presidentit të kësaj partie, Behgjet Pacolli, e ka quajtur Enver Hasanin qenie kundër Kushtetuese.

Kjo reagim i Gecit vije pas akuzave të rënda që Hasani i bëri në drejtim të Pacollit.

“I vetshpallur si “baba”, mbetet një qenie e pamoralshme, i akuzuar për kushtëzim seksual nga studentja e tij”, shkruan Geci, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë i Gecit:

Enver Hasani, kjo qenie KUNDËR Kushtetuese

Me çdo veprim të tij në Gjykatën Kushtetuese Hasani e ka cenu funksionimin e shtetit të Kosovës, duke krijuar precendet të rrezikshëm për demokracinë e vendit. Hasani e kishte shëndërruar Gjykatën Kushtetuese në shërbëtore të grupeve të caktuara politike.
I vetshpallur si “baba”, mbetet një qenie e pamoralshme, i akuzuar për kushtëzim seksual nga studentja e tij.
Modeli i juristit që prezanton qenia e tij është ai i denigrimit të secilit dhe gjithçkaje.
Hasani i vertetë na u shfaq vetëm pasi u largua me aktakuzë nga GJ.K.
Tashmë ai e pranon se e largoj Presidentin Sejdiu në konsultim me grupe të cakruara politike.
Ndërkaq pasi e shpalli antikushtetuese proceduren e zgjedhjes së Presidentit Pacolli, (muaj më vonë), deklaroj se Pacolli nuk kishte nevoj të largohet nga Presidenca, por këtë nuk e kishte thënë në opinionin e GJ.K. për rastin Pacolli, duke e obliguar atë të largohej.
Së fundimi kjo qenie anti-kushtetuese u mundua ta cënoj funksionimin e shtetit të Kosovës me interpretime se kinse vendi duhet të mbetet pa Kryeministër dhe pa ministra për 2, 3 apo 4 muaj.
Është e rëndë kur një qenie e tillë sorollatet nëpër studio televizive duke tentuar të njollos figuara me vlera të shtetit tonë.
Fati i mirë është se qytetaret e kanë vetëdijen e mjaftueshme për mos ta besuar këtë dykëmbësh 🙂

loading…