Arbenita Ismajli zbulon se si dukej dikur me një foto të rrallë nga fëmijëria FOTO

Arbenita Ismajli ka ndarë së fundmi me ndjekësit në rrjete sociale një foto të rrallë nga fëmijëria.

Sot është një nga modelet më në zë dhe shpesh tërheq vëmendje me foto provokuese, por në këtë rast, modelja zgjodhi një foto kur ka qenë ende një bebushe.

Këta veshë elefanti. Më falni për cilësinë e keqe”,- shkroi ajo krahas fotos së postuar në Instastory.

Në muajin shtator, modelja kërcënoi publikisht një klinikë ruse, pasi kjo e fundit i kishte publikuar në Instastory një foto që e tregonte Arbenitën para dhe pas ndërhyrjes estetike në fytyrë.

Do shkosh në burg, do ta shohësh mirë Arbenitën. Më beso. Në momentin që do të shkelësh në Angli, do ta kuptosh. Mos i përdor më as fotot, as emrin tim për famë. Je mbretëresha e fotoshopit”, shkroi Arbenita për klinikën.