Modelja shqiptare është në pritje të fëmijës së parë.

Bashkë me reperin Fero ata do të bëhen prindër

Siç duket partneri i saj është duke i qëndruar pranë në çdo moment derisa nuk ka hezituar ta ndajë me ndjekësit një foto me të.

Në Instastoryn e saj, Arbenita ka publikuar një video teksa shihen se kanë fjetur së bashku dhe Fero qëndron në përqafim të modeles.

Ndryshe, nëpërmjet postimeve Fero ka zbuluar se fëmija që janë duke e pritur është një vajzë.