Arben Vitisë i dërgohet lënda në prokurori, bleu barna me çmim 500% më shtrenjtë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka se deklaruar ish-ministri Arben Vitia ka abuzuar me tenderë dhe tanimë disa lëndë i janë dërguar në prokurori.

Zemaj tha se vetëm një bari shërues është paguar me çmim 500 për qind më të shtrenjtë në kohën e ish-ministrit Vitia dhe për këtë tani kjo lëndë është dërguar në prokurori.

Ministri po thotë se në këtë kontratë dhe disa të tjera ku është abuzuar seriozisht me çmime marramendëse konfiguron nënshkrimi i ish-ministrit Vitia.

“Ato blerje i kam gjet me shifra rekorde, janë të dyshuara edhe raste me afera korruptive nga koha e ministrit Vitia, dje dhe sot i kemi dërguar në prokurori disa lëndë, për shembull ka një bar i cili është blerë me një çmim dhe është paguar me një çmim 500% në kohën e ish-ministrit Vitia, aty konfiguron nënshkrimi i ish-ministrit Vitia si autorizuesi përfundimtar i prokurorimit dhe ajo lëndë është dërguar tani në prokurori”, tha Zemaj

“Bari ka ardhur në ministrinë e Shëndetësisë, por është është paguar 500% më shtrenjtë”, tha Zemaj në RTK.

Zemaj tha se ka edhe disa kontrata dhe vendime të dyshuara korruptive në kohën e ish-ministrit Vitia të cilat do të dërgohen në prokurori dhe shumë shpejt do të qartësohen e publikohen të gjitha.