Arben Gashi thotë se LDK-ja i refuzojë disa ministra që ishin “të zhytur” nga VV-ja, reagimi i Besnik Bislimit menjëherë i ashpër

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ftuar në Debat Plus, derisa në këtë emision tha se këtë standard të ministrave që janë sot në qeveri që po tregojnë punë të mirë e krijoi Isa Mustafa në vitin 2014.

LDK-ja i refuzojë disa ministra të VV-së që ishin “të zhytur” (në kontekstin e krimit), në koalicionin e këtij fillim viti, tha Gashi transmeton Ballkani.info.

Por i mënjehershëm ishte reagimi i ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi nga VV-ja që ia tha troç Gashit se po gënjen sepse LVV-ja sipas tij i kishte prezantuar ministrat pa pasur një marrëveshje me partinë e këtij të fundit.

Pas kësaj Gashi u tregua i rezervuar dhe nuk i reagojë më tutje në mënyrë virtual Bislimit që mesazhin e tij e dha përmes telefonit të prezantuesit./Ballkani.info/