Arben Gashi mesazh të pakënaqurve të Listës “Guxo”: S’ka si LDK-ja

Zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetorin e këtij viti kanë shpërfaqur pakënaqësi të mëdha brenda Listës ‘Guxo’ të themeluar nga Vjosa Osmani.

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka shkruar sot se LDK’ja është shtëpia më e mirë dhe se nuk ka tjetër.

Ky reagim i Gashit duket si një mesazh indirekt në prag të zgjedhjeve lokale për anëtarët e GUXO-s të cilët s’janë të kënaqur me vendimet e partisë.

“S’ka si shtëpia jonë – s’ka si LDK-ja. S’ka më mirë se në shtëpi. Të sjell ngrohtësi e kënaqësi. Askush e asnjëherë nuk ndihet më mirë se në shtëpi. Veç në shtëpi ndihesh i plotësuar, ngaqë veç aty plotësohesh dhe je vetvetja”, ka shkruar Gashi në profilin e tij zyrtar.