Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar ndaj masave të reja të Qeverisë Kurti.
Ai ka theksuar se sot kemi një qeveri e cila ka suprimuar Kuvendin.
Sipas tij, kjo qeveri nga qeveri në detyrë është shndërruar në një qeveri në “uzurpim”.
Gashi para deputetëve ka theksuar se qeveria ka dalë kundër vullnetit të më shumë se 2/3 të qytetarëve.
Sipas Gashi, Qeveria Kurti e cila është në dorëheqje e ka përmbysur rendin juridik dhe kushtetues.
“Ky është problemi dhe me këtë ne duhet të merremi”, tha ai.







