Arbana Osmani kthehet sërish me projektin që realizoi 6 vite më parë

Nuk është gjë e re për të gjithë ju që ndiqni në rrjet Arbana Osmanin të shikoni në llogarinë e saj foto a video nga kuzhina. Moderatorja e njohur e ekranit, jo vetëm që e shijon shumë ushqimin, por duket se më shumë shijon procesin e gatimit.

Këtë dëshirë, 6 vjet më parë Arbana e realizoi edhe në një libër me receta, të cilin ua dedikoi të gjithë njerëzve të saj të dashur, por edhe atyre që e kanë pasion gatimin.

Pas “Receta për njerëzit që dua”, Arbana prej kohësh po punon për një libër të ri kushtuar gatimit dhe këtë projekt e bëri publik vetëm tani.

Në fakt, moderatorja e njohur e Top Channel luan zakonisht me fansat e saj në Instagram për receta të ndryshme, madje shpesh edhe ndërton quiz-e për ata që e ndjekin, duke u kërkuar të gjejnë cila është receta e ditës, cilët janë përbërësit apo edhe jep këshilla a udhëzime sipas mënyrës së saj të gatimit.

Pak minuta më parë, Arbana konkretizoi gjithçka: “Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh. 6 vite pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta”, së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë” – shkruan ajo pas kësaj fotoje.

loading…