Arbana Osmani e lumtur që edhe një herë një grua u zgjodh Presidente

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka publikuar në instastory, fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, pas postit të ri.

Ajo tha se ndjehet e lumtur që edhe një herë një grua shqiptare u zgjodh presidente e një vendi.

“Jam e lumtur që edhe një herë një grua shqiptare është Presidente e një vendi”, shkroi prezantuesja duke thënë se nuk e njeh personalisht Presidenten por fjalimi i saj në Kuvend i ka pëlqyer shumë.