Arban Abrashi aludon në rënie drastike të VV-së: LDK-ja do të fitojë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se të dhënat dhe hulumtimet e tyre nga terreni tregojnë për rënie drastike të një partie, ndërsa ngritje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Abrashi ka aluduar në rënien drastike dhe humbjen e besimit tek Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa, sipas tij, LDK-ja ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv dhe do jetë partia që do të udhëheq Qeverinë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Tungjatjeta,

Të dhënat tona dhe hulumtimet nga terreni, tregojnë për një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik.

LDK përndryshe ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë