Arabia Saudite me investime “stratosferike” për turizmin, sporti dhe Messi dy nga objektivat e mbretërisë

Përpjekjet e Arabisë Saudite për t’iu afruar standardeve perëndimore dhe për të dominuar botën ka të ngjarë t’i kushtojë asaj një shumë tjetër astronomike.

Mbretëria thuhet se është e gatshme t’i paguajë yllit argjentinas të futbollit, Lionel Messi rreth 400 milionë dollarë në vit. Ndërsa kjo është një shumë e madhe, edhe për standardet e futbollit, është vetëm e fundit në një seri lëvizjesh nga sundimtarët e Arabisë Saudite, të cilët po investojnë miliarda në sport, art dhe muzikë.

Arabia Saudite shpreson se shpenzimet e nxituara nga të ardhurat e saj si eksportuesi më i madh në botë i naftës bruto do të entuziazmojë brezin e ri dhe do të nxisin industrinë e saj të turizmit. Nga ana tjetër, kritikët thonë se përpjekjet e tyre synojnë të tregojnë një imazh të ndryshëm të vendit, atë të mungesës së lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut.

“Është një riorientim i plotë i mbretërisë”, komenton Christine Smith, një anëtare e lartë në Institutin Arab të Gjirit në Washingotn. “Ata duan të bindin njerëzit se ky është një vend mikpritës, jo një vend kërcënues.”

Në çdo rast, shumat e tepruara që shpenzon e bëjnë të pamundur që vendi të kalojë pa u vënë re nga elita politike dhe e biznesit botëror. Ekonomia e mbretërisë ishte një nga vendet me rrijte më të shpejtë në G20 vitin e kaluar, e nxitur nga çmimet më të larta të naftës në gati një dekadë dhe tani ka fondin e shtatë më të madh të pasurisë sovrane në botë, me asete sportive të larta në listën e blerjeve, shkruan abcnews.

Në fund të vitit 2022, ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, nënshkroi një kontratë me Al Nassr me vlerë 200 milionë dollarë në vit. Pak më shumë se një vit më parë, Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite drejtoi një konsorcium që bleu klubin anglez të Premier League, Newcastle United për më shumë se 373 milionë dollarë. Arabia Saudite po shqyrton ofertën e përbashkët për të pritur Kupën e Botës FIFA 2030, duke parë suksesin e fundit të turneut në Katarin fqinj.

Mbretëria dëshiron që turizmi të përbëjë 10% të prodhimit të saj të brendshëm bruto deri në vitin 2030, kohë në të cilën shpreson të tërheqë 100 milionë vizitorë në vit. Në vitin 2022, mbretëria priti rreth 16 milionë njerëz, përfshirë turistë, biznesmenë, ata që vinin për të parë të afërmit që banojnë në vend dhe muslimanë nga jashtë që shkonin në Mekë për pelegrinazh.

Për të arritur qëllimin e saj, Arabia Saudite po shikon përtej sporteve profesionale. Nga një ekspozitë e Andy Warhol deri te koncertet e muzikë elektronike në shkretëtirë dhe restorantet e kuzhinierëve të famshëm në Riad, shumë po shpenzohet për krijimin e një industrie argëtimi nga e para fjalë për fjalë.