Duket se Arabia Saudite ka bërë çdo gjë të imagjinueshme, që Donald Trump të ndihet si në shtëpi gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.
Me sa duket, kjo përfshin edhe ofrimin e një kamioni të McDonald’s, nëse presidenti amerikan nuk mund të shkojë në njërën nga qindra degët ekzistuese në vend, transmeton Telegrafi.
Trump është i njohur për dashurinë e tij për ushqimin e shpejtë, madje duke veshur një përparëse dhe duke u shërbyer klientëve në një McDonald’s në Pensilvani gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Arabia Saudite u kujdes që pothuajse asgjë të mos i mungojë nga vendlindja e tij – duke krijuar një ambient sipas dëshirës së tij.
Në një video amatore, shihet kamionit i McDonald’s i vendosur në qendër të Riadit, ku po qëndron presidenti amerikan.
Yes, it’s a mobile @McDonalds here in Riyadh. pic.twitter.com/Y6T2EBDbQf
— Mordechai Wagenheim (@Mike_Wagenheim) May 13, 2025
