Arabia Saudite arreston 3 anëtarë të familjes mbretërore për grusht shteti

Arabia Saudite ka njoftuar sot arrestimin e vëllait të vogël të mbretit Salman dhe dy anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore me akuza komploti për grusht shteti.

Dy nga të arrestuarit ishin nga figurat më me influencë të qeverisë dhe lëvizja konsiderohet si një shtrëngim i pushtetit nga princi 34 vjeçar i kurorës Mohammed bin Salman.

Wall Street Journal citonte burime të identifikuara se rojet mbretërore kishin arestuar një nga vëllezërit e mbretit, princin Ahmed bin Abdulaziz al Saud, dhe një nga nipërit e tij, Princi Mohammed bin Nayef. Ata ishin arrestuar në shtëpitë e tyre dhe u akuzuan për tradhti.

Raportime të tjera thonin se personi i tretë i arrestuar është vëllai i Nayef, Princi Nawaf bin Nayef.

Princi i kurorës Mohammed i akuzonte ata se kishin bërë marrveshje me fuqi të huaja për realizimin e një grushti shteti, citonte agjencia Reuters një burim nga rajoni.
“Me këto arrestime bin Salman po konsolidon kapjen e tij të pushtetit”, tha burimi për Reuters.
Bin Salman është akuzuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si autor i vrasjes makabre të gazetarit saudit disident Jamal Khashoggi në 2018 brenda konsullatës saudite në Stamboll.