Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur miratimet që janë arritur gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Haradinaj ka bërë të ditur se është miratuar Platforma Vjetore e Politikës së Inteligjencës dhe të Sigurisë ku parashtrohen prioritetet strategjike të AKI-së, përcjell Ballkani.info.

Tutje, Haradinaj ka bërë të ditur se është aprovuar nisma për negocim të Marrëveshjes së kredisë në mes të Kosovës me Banken Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit ‘Trajtimi i ujërave të zeza në Komunën e Gjilanit’. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në Mbledhjën e sotme të Qeverisë miratuam Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe të Sigurisë, ku parashtrohen prioritetet strategjike të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e cila poashtu përmban udhëzimet e përgjithshme për punën e kësaj agjencie. Nga kabineti qeveritar, po sot, ka marr aprovimin edhe nisma për negocim të Marrëveshjes së kredisë në mes të Kosovës me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit ‘Trajtimi i ujërave të zeza në Komunën e Gjilanit”.