Aprovohen në Qeveri plotësim-ndryshimet e 19 projektligjeve në Bujqësi

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot janë aprovuar plotësim-ndryshimet e 19 projektligjeve në Bujqësi.

Në mbledhjen e Qeverisë kërkesa e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci për pakon e 19 projektligjeve për të cilat janë ndryshuar dhe plotësuar dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me sanksionet administrative me qëllim të zbatimit të Nenit 167 të Ligjit për Kundërvajtje Nr. 05/L-087.

Këto projekt-ligje kanë për qëllim që t’i adresojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e autoriteteve përkatëse në Ministri, duke vendosur kështu ligjshmërinë dhe drejtësinë në harmonizim të plotë me zbatimin e sanksioneve kundërvajtëse në bujqësi.

Ligjet e përfshira në këtë pako janë si në vijim:

  1. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Verërat Nr. 02/l-8;
  2. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujitjen e Tokave Bujqësore Nr. 02/l- 9;
  3. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përkujdesjen Ndaj Kafshëve Nr. 02/l- 10;
  4. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjuetinë Nr. 02/l- 53;
  5. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Peshkatari dhe Akuakulturë Nr. 02/l- 85;
  6. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bletari Nr. 02/l-111;
  7. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullimin e Tokës Nr. 04/l-040;
  8. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Bimëve Nr. 04/l- 120;
  9. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Materialin Fidanor Nr. 2004/13;
  10. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Plehrat Artificial Nr. 2003/10;
  11. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i Kosovës për Farërat Nr. 2003/5;
  12. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspekcionin Bujqësor Nr. 03/l- 029;
  13. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve Nr. 03/l- 042;
  14. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prodhimin, Grumbullimin, Përpunimin dhe Tregtimin e Duhanit Nr. 04/l- 041;
  15. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bujqësi Organike Nr. 04/l-085;
  16. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pasurimin e Miellit Nr. 04/l-114;
  17. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrimin e Bujqësisë Nr. 04/l-127;
  18. Projekt ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kooperativat e Bujqve Nr. 2003/9;
  19. Projekt ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21.