Apple Watch Series 8 mund të jetë në gjendje të tregojë nëse keni temperaturë

Seria 8 e ardhshme e Apple Watch do të jetë në gjendje t’i tregojë një përdoruesi nëse ai ka temperaturë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo do të mund të bëhet duke u bazuar në temperaturën e trupit, nëse është më të lartë se normalja, falë një sensori të ri të integruar.

Ndryshe nga një termometër tradicional i dedikuar, Apple Watch nuk do t’u japë përdoruesve një lexim të drejtpërdrejtë të temperaturës aktuale të trupit, por në vend të kësaj do t’i paralajmërojë drejtpërdrejt përdoruesit nëse beson se kanë ethe.

Veç kësaj, ju mund të prisni disa veçori të reja të përcjelljes së shëndetit në Apple Watch të këtij viti.

Apple ka shtuar shpesh sensorë të rinj rreth “çështjeve shëndetësore” në Apple Watch, me shtimin e fundit që është sensori i oksigjenit në gjak në Apple Watch Series 6.