Apple prezanton iPhone-t e rinj më 10 Shtator?

Spekulime dhe thashetheme rreth aktivitetit të ardhshëm të Apple kanë filluar të sillen dhe imazhet e fundit të marra nga një version beta i iOS 13 konfirmojnë datën 10 Shtator 2019.

Imazhet tregojnë një ekran të iPad dhe iPhone me datën 10 të shënuar në aplikacionet e kalendarit duke na bërë të mendojnë se pajisjet mund të bëhen publike në këtë datë.

Vitin e kaluar Apple lançoi iPhone e rinj më 12 Shtator po të njëjtin ditë që tregonin imazhet e iOS 12 beta. Në këtë aktivitet kompania pritet të sjellë pasardhësit e Apple Watch 4, iPhone XS, XS Max dhe iPhone XR.

Tradicionalisht kompania mban aktivitetin të Marten e dytë të muajit Shtator. Shitjet pritet të fillojnë rreth datës 20 Shtator.

Vitin e kaluar kompania mbajti një aktivitet të dytë në Tetor për iPad-ët dhe Mac-ët e rinj.

loading…