Fun

Apple denoncohet nga një përdorues rus: Jam homoseksual për faj të aplikacionit tuaj

Një qytetar rus ka bërë denoncim ndaj kompanisë Apple, duke e akuzuar si përgjegjëse për homoseksualitetin e tij.

“Mos gjyko pa provuar”, bashkë me këtë mesazh burri D. Razumilov, ka marrë 69 GayCoin në vend të monedhës elektronike bitcoin, të cilën e kishte blerë nëpërmjet një aplikacioni në AppStore në iPhone e tij.

“Pas atij mesazhi provova lidhje homoseksuale. Mendova si mund të gjykoj pa provuar, por tani nuk kthehem dot pas”, deklaron burri, i cili i kërkon kompanisë së Steve Jobs një dëmshpërblim moral prej 1 milion rubla ose rreth 14 mijë euro.

“Apple më shtyu drejt homoseksualitetit. Kam një të dashur prej kohësh dhe nuk di si t’ia shpjegoj këtë familjes sime. Jeta ime ka ndryshuar për keq dhe nuk do të kthehet më kurrë në normalitet. E vërteta është se Apple më ka manipuluar duke më shtyrë drejt homoseksualitetit”, thotë ai.

Kërkesa e tij mbështetet nga avokati Sapijat Gousnieva, i njohur për sulmin në vitin 2016 ndaj kolosit të fast food McDonald’s, ku një grua ishte dëmtuar në faqe, pas një cope metalike që kishte gjetur në paninen e rrjetit amerikan.

loading…