Apostolova: LDK të ketë rol konstruktiv në zhvillimet në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale politike në vendin tonë.

Me këtë rast, kreu i LDK-së e njoftoi Apostolova për qëndrimet e partisë që ai drejton në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Ndërsa, Apostolova inkurajoi kryetarin Mustafën që LDK-ja të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.