instagram

Aplikacioni që iu lejon të ngarkoni automatikisht 9 fotografi nga 2018-ta në Instagram

Nëntë fotografitë më të mira në Instagram mund të përzgjedhen përmes një aplikacioni, i cili radhit fotografitë që ka marrë më së shumti vëmendje.

Një aplikacion i quajtur Top Nine mund t’ju ndihmojë të shihni lehtë se cilat nga fotografitë dhe videot tuaja kanë marrë më shumë vëmendje këtë vit.

Mjafton të shkruani emrin përdorues të Instagram-it, dhe aplikacioni do t’ju tregojë nëntë postimet tuaja të fundit të Instagram-it, bazuar në numrin e pëlqimeve që morën.

Ndonëse aplikacioni nuk është bërë nga Instagram, ai vetëm kërkon emrin e përdoruesit për të gjeneruar listën.

Paralajmërim: Injorojeni nëse ndonjë aplikacion i ngjashëm, apo i njëjti, iu kërkon fjalëkalimin e ndonjërës nga rrjeteve sociale.