Hoxha i Isnqit, imami Naser Tolaj, ka bërë thirrje tek i gjithë xhemati i tij por edhe më gjerë, që të mos marrin pjesë në masa të mëdha nëpër varrime.
Kjo pasi që ishte në dy raste të varrimit dhe prezenca e njerëzve, sipas tij, ishte mjaftë shqetësuese. Kjo për faktin se edhe Kosova sikurse i mbarë globi po përballen me pandeminë gobale Covid-19, e që në Kosovë sot mori jetën e një personi.
“Ju kisha bërë thirrje dhe lutje, aman të kemi kujdes, mos të marim pjesë në masa të mëdha nëpër varrime. Le të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar, para se të bëhet vonë, që pastaj të mos mund të marrin pjesë as edhe vetë familjarët, sikurse po ndodh tani në shtetin e Italisë”,ka shkruar imami Tolaj, në një postim në Facebook.







