Apeli ua vazhdon paraburgimin Ismet Osmanit-Currit dhe të tjerëve të akuzuar për fajde

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kunder aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtië, të datës 19.08.2019, me anë të cilit u është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurve Ismet Osmani, Ilir Bojkut, Adil Thaçit dhe Mentor Maqanit. në afat edhe për një muaj.

Të njejtit po dyshohen për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë drejtë ka vlerësuar se meqense ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, e kanë kryer vepren penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase me gjetjen e tyre në liri, mund të ndikojnë në prova ose deshmitarë, apo ta perserisin vepren penale“, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

loading…