Sipas rezultateve jozyrtare në zgjedhjet e 59-ta presidenciale në SHBA kandidati republikan Donald Trump deri tani ka arritur në 213 delegatë ndërsa kandidati dekmorat Joe Biden në 238 delegatë, transmeton Ballkani.info

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga Associated Press (AP) Trump ka shtuar në listën e tij 9 delegatë nga Karolina Jugut, 7 në Oklahoma, 9 në Alabama, 6 në Mississippi, 5 në Virginian Perëndimore, 8 në Kentucky, me nga 11 në Tennessee dhe Indiana, me nga 3 në Dakotën Veriore, Dakotën Jugore dhe Wyoming, 4 në Nebraska, 8 në Louisiana, 6 në Arkansas, 6 në Kansas, 10 në Missouri, 6 në Utah, 38 në Teksas, 6 në Iowa, 4 në Idaho, 29 në Florida, 3 në Montana dhe 18 në Ohio.

Ndërsa kandidati demokrat Biden ka marrë 3 delgatë në Washington DC, 3 në Vermont, 20 në Illinois, 13 në Virginia, 14 në New Jersey, 3 në Delaware, 11 në Massachusetts, 10 në Maryland, 29 në New York, 9 Colorado, 7 në Connecticut, 12 në Washington, me nga 4 në New Hampshire dhe Rhode Island, 5 në New Mexico, 7 në Oregon, 55 në Kaliforni, 11 në Arizona, 3 në Maine, 4 në Hawaii, 10 në Minnesota dhe 1 në Nebraska.

Joe Biden është duke prirë në Arizona, kjo i mundëson Bidenit që t’i fitojë zgjedhjet edhe nëse humb në Pensilvani dhe nëse fiton në Michigan dhe Wisconsin, shkruan The Guardian, transmeton ballkani.info

Kujtojmë se 270 vota elektorale janë të nevojshme për t’u bërë president. /Ballkani.info/