Anulohen të gjitha fluturimet! Mbyllet Aeroporti i Rinasit – Tiranë

 Aeroporti i Rinasit është mbyllur! Kjo vjen pasi në aeroport ka mungesë të stafit. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar. Pritet që të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh në Aeroportin e Rinasit deri ditën e nesërme në orën 10:00.

Ky vendim është marrë pasi nuk ka staf, pasi dolën ditën e sotme në protestë. Mësohet se dhe te mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të bërë të ditur nëse qielli është i lirë për avionët apo jo.

Bllokohen fluturimet nga Rinasi, mbyllet hapësira - Syri | Lajmi i fundit

Ditën e sotme punonjësit e “Albcontrol” kanë dalë në protestë duke kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit plotësimin e disa pikave të tyre lidhur me kushtet e punës. Në Rinas u nis vetë ministrja Belinda Balluku, e cila pavarësisht negociatave me 65 punonjësit kontrollorë nuk mundi të gjente një “gjuhë të përbashkët” me ta. Punonjësit kërkojnë nga Ministria: rikthimin e kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare për vitin 2020; dhe që një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. Ndërkohë puna në aeroportin e Rinasit vazhdon të jetë e bllokuar.