Fatmir Haxholli

Anulimi i “Mirëdita, Dobar Dan”, Haxholli: 20 pjesëmarrës janë duke u kthyer në Kosovë, 16 ende në Beograd

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka reaguar pas anulimit të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”. Ai ka thënë se kjo “shfaqë nervozizmindhe mosdurimin e Serbisë kundër çdo iniciative për distancimin nga e kaluara e saj kriminale”.

“Loja e Beogradit me Festivalin “Mirëdita, Dobar Dan”, shfaq nervozizmin dhe mosdurimin e Serbisë kundër çdo iniciative për  distancimin nga e kaluara e saj kriminale. Veçanarisht kjo lidhet edhe me fundin e lojërave të Vuçiqit të cilat nuk po ‘pijnë’ më ujë më Bruksel, sikurse nuk pinë as mbrëmë. Në fakt tash mund t’shkojë me ‘pi’ ujë e të kthehet ‘pa’. Mirazh!”

Ai tha se në Kosovë është duke u kthyer një autobus me mbi 20 pjesëmarrës, ndërsa edhe 16 të tjerë janë ende në Beograd.

“Shpjegimet policore rreth (pa)sigurisë dhe suspendimi i ngjarjes, së paku të mos rezultojnë me ndonjë lojë tjetër të tipit Batrovc, përderisa për momentin për Kosovë është u kthyer një autobus me mbi 20 pjesëmarrës nga Integra, YHR, Kallxo.com, Koha, Sinjali, T7. Serbia mbanë përgjegjësi edhe për 16 pjesëmarrës tjerë që për momentin janë ende në Beograd. Dhe përderisa nunri i huliganëve mund të rritet, duhet të mirren të gjjtha masat për ofrimin e sighrisë për ta!”