Anton Quni shuan të gjitha dilemat: LDK-ja do të votojë transformimin e FSK-së në Ushtri

Kosova po bën përpjekje për ta transformuar FSK-në në Ushtri të armatosur.

14 dhjetori do të jetë data kur Kuvendi i Kosovës do të votojë për projekt-ligjin që konsiderohet si nisme e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

NATO dhe Bashkimi Europian (BE) janë pozicionuar kundër kësaj iniciative. Përderisa ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha se formimi i Ushtrisë nga ana e Kosovës është hap i natyrshëm, raporton Ballkani.info.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni tha për Ballkani.info se LDK do të votojë këtë inicativë që për qëllim ka transformin e FSK-së në Ushtri.

“Qendrimi ynë zyrtar është që ne do ta votojmë transformimin e FSK-së në Ushtri”, tha Quni.

Ditëve të fundit kishte deklarata nga disa zyrtarë të LDK-së që Ushtria nuk duhet të formohet pa kordinim me faktorin ndërkombëtar. Pas qëndrimit zyrtar të SHBA-ve, situata ka ndryshuar. /Ballkani.info/