Anton Quni hedh dyshime se Kurti i ka viktimizuar qëllimisht policët e rrëmbyer

Deputeti i LDK-së Anton Quni ka thënë se është i papranueshëm kidnapimi i tre policëve kufitar brenda territorit të Kosovës.

“Policët kufitar munden me përballë me grupe të vogla kriminale, por assesei me formacione ushtarake dhe njësitë elitare”, tha Quni.

Quni ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës e ka ditur paraprakisht si informacion, atëherë i bie që qëllimisht i ka viktimizuar policët.

“A e ka ditë z kryeministër këtë situatë. Nëse e ka ditë atëherë përgjegjësia bie mbi të. Do të thotë që kryeministri me vetëdije i ka viktimizuar, dhe vlen pyetja për cilat qëllime i ka viktimizuar. Dhe nëse kryeministri nuk ka pasur dijeni atëherë duhet të kërkojë llogari nga ministri brendshëm dhe i tërë zingjiri”, ka thënë Quni.

Ai ka thënë se në këtë situatë të rrezikshme është dashur që në policinë kufitare të vendosen policë me shëndet të mirë dhe më të rinj në moshë.