Ministri i Mbrojtjes

Anton Quni: Djali im ngarkon e shkarkon mobile në Vjenë, vajza punon në kozmetikë, po të bëja pazare me PDK-në do t’i rehatoja në institucione

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se po të donte të bënte pazare me Partinë Demokratike të Kosovës, do t’i rehatonte në institucione fëmijët e tij.

Ai ka thënë se dy djem të tij jetojnë në perëndim, ku njëri ka punuar në ndërtimtari, por që së fundmi ka ndërruar punën, kurse tjetri djalë shkarkon mobile në depo të ndryshme në Vjenë të Austrisë, kurse për vajza kja deklaruar se i punon në një dyqan të kozmetikës.

“Unë të tre fëmijët e mi i kam me diploma universitare. Me një kërcitje të gishtave, unë do t’i vendosja fëmijët e mi në qeveri. Vajza ime është me diplomë të Universitetit Amerikan, punon në kozmetikë për t’i financuar studimet. Djali, gjithashtu me diplomë universitare, pasi ka kryer studimet në Kosovë, ka dalë në perëndim duke punuar në ndërtimtari dhe tash së fundmi punon në një punë më normale. Djali tjetër studion në menaxhmentin e fushës së tregtisë, çdo vikend ngarkon dhe shkarkon mobile në depot e ndryshme të Vjenës”, tha Quni mbrëmë në T7.

Gjithashtu, ai tregoi se nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij për PDK-në.

“Po të kisha ndryshuar do ta kisha pasur dertin e fëmijëve të mi”, shtoi Quni.