Anton Quni del në foto para një qerreje të vjetër, ia dërgon një mesazh LDK-së

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni ka publikuar një fotografi ku shihet pranë një qerreje të vjetër, teksa thotë që ajo nxit kujtime të bukura por është e papërdorshme.

Përmes kësaj ai jep edhe një mesazh të rëndësishëm subjektit politik të cilin ai e përfaqëson.

“Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet “relikt”. Fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së“, u shpreh Quni.

Quni, e ka konfirmuar se do jetë kandidat për kryetar të LDK’së. Ai ka qenë i pari i cili e ka pranuar publikisht një gjë të këtillë.

Për kryetar të këtij subjekti, janë përmendur edhe emrat, si: Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Melihate Termkolli e Lumir Abdixhiku.