Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u ndau çmimet për letërsi, laureatëve të sivjetëm.
Por, kryesorin, atë kombëtar për vepër jetësore ‘Azem Shkreli’ e fitoi Anton Nikë Berisha. Fituesi u shpreh i lumtur teksa çmimin ia kushtoi veç vetes.
“Këtë punë time që e kam bërë është krejtësisht e imja, dhe jashtë çdo grupi formal pa i mbajtur askujt çantën dhe pa iu përkulur askujt, kjo më bën mua të lumtur. Puna më e rëndësishme është se ky çmim mban një emër më të madh prej që kemi pasur e që kemi edhe sot” tha Berisha.
Shkrimtari u ndje edhe më mirë për faktin se çmimi që fitoi mban një emër që ka fort rëndësi për të.
“Në letërsi është e rëndësishme teksti letrar, njerëzit kanë pasur probleme për emër. Kur lexon veprën e Azemit, e sheh sa i madh ka qenë dhe sa i madh do të jetë edhe nesër. Është një vepër që i do t’i bënte mirë secilës letërsi edhe atyre më të madhe, franceze, ruse, spanjolle e të tjera. Kjo më bën më u ndje shumë mirë”.
Në këtë organizim, shkrimtari Azem Deliu i rekomandoi ministrisë që këto çmime të përfaqësojnë edhe vlerë materiale, ashtu siç kishin më herët.
VIDEO BONUS: ‘NewBorn’ me pamje të re, në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës







