Anton Berisha konfirmon se do të garojë për deputet, synon të jetë ministër i Jashtëm në qeverinë e ardhshme

Anton Berisha ka konfirmuar se do të garojë në garën për deputet të kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti do të jenë një mundësi për Berishën që të synojë postin e ministrit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Ne intervisten qe i kam dhene Radio Europa e Lire, kam theksuar se me formimin e qeverise se re, Ministria e Jashtme do te kaloj ne ofensive diplomatike.
Si diplomat i karrieres e ndjeje per obligim qe te kontriboj ne fitoren politike te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, per te marre pergjegjesine per Ministrinë e Jashtme, ashtu qe diplomacia kosovare te vehet ne binaret e duhur, e qe eshte reformimi i plote i saj, si parakusht qe Kosova, nje shtet sovran, me integritet te plote, te hyje ne rrugen e sigurte per anetaresim ne Unionin Europian dhe ne NATO”, ka shkruar Berisha.

loading…