Antitrusti amerikan shënjestron kompaninë Amazon

Antitrusti amerikan ka vendosur në shënjestër kompaninë gjigante Amazon.

Një ekip i hetuesve të Komisionit Federal të Tregtisë (FTC), raporton Bloomberg, filloi të intervistojë bizneset e vogla që shesin produkte në Amazon.com për të përcaktuar nëse gjiganti i tregtisë elektronike po abuzonte me fuqinë e tij në dëm të konkurrencës.

Bisedimet tregojnë se FTC është në fazat fillestare të një studimi të gjerë që synon të kuptojë se si funksionon Amazon duke identifikuar praktikat e mundshme të kundërligjshme.

Disa avokatë dhe të paktën një ekonomist po kryejnë intervista që zgjasin të paktën 90 minuta për një numër çështjesh.

Kohëzgjatja e intervistave dhe stafi i punësuar sugjeron që ky është një hetim serioz dhe jo thjesht një përgjigje ndaj Amazon.

loading…