Kryeprokurori

Antikorrupsioni: Lumezi nuk ka konflikt interesi për pozitat e tij

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, kohë më parë disa media raportuan se Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka shkelur këtë ligj duke mbajtur tri pozita, atë të kryeprokurorit të Shtetit, kryesuesit të Akademisë së Drejtësisë dhe kryetar i Provimit të Jurisprudencës.

Por Agjencia Kundër Korrupsionit ka nxjerr vendim ku thuhet se Lumezi nuk ndodhet në konflikt interesi dhe se këtu nuk ka shkelje ligji.

Edhe Ministria e Drejtësisë kishte shqyrtuar në detaje ligjet dhe në fund ka nxjerrë një opinion ligjor që konstaton po ashtu se Lumezi nuk bie në konflikt interesi për pozitat që ai mbanë.